Kontext C1 – (140 orë/45 min.) – deri 15 pjesëmarrës: Të
rregullta (3×90 min.- 6 muaj) / Gjysmë-intensive (4×90 min.- 4,5 muaj) /
Intensive (5×90 min. – 3,5 muaj)
Mini grup – 4
deri 6 pjesëmarrës: (3×90 min. – 3,5 muaj) / Individuale (40-60 orë/60 min. – 2
muaj)
Qëllimi: Mësohet gjuha duke pasur parasysh njohuritë e
larta gramatikore dhe përdorimin e të gjitha arritjeve të mëparshme me një
zhvillim të përparuar në të gjitha aspektet gjuhësore duke filluar nga debatet,
diskutimet, shkrimi i eseve dhe pavarësimi në lexim i veprave letrare apo punës
akademike ose shkencore në gjuhë angleze.
Arritja: Mund të kuptojë një gamë të madhe tekstesh të gjata dhe me kërkesa, si
edhe të kapë domethëniet e pashprehura. Mund të shprehet spontanisht dhe
rrjedhshëm pa u përpjekur të gjejë fjalët. Mund të përdorë gjuhën në mënyrë të
efektshme dhe elastike në jetën shoqërore, profesionale ose akademike. Mund të
shprehet mbi tema të ndërlikuara në mënyrë të qartë dhe të strukturuar mirë dhe
të shfaqë kontrollin e tij në përdorimin e mjeteve të organizmit, të lidhjes
dhe të kohezionit të ligjërimit.